Gecaj: Ahmeti pas 19 nëntorit do të ketë mjaft kohë të merret me Mustafën

Aktuale

Gecaj: Ahmeti pas 19 nëntorit do të ketë mjaft kohë të merret me Mustafën

Nga: Bota Sot Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 16:01
Bajram Gecaj

Akuzat e replikat e ndryshme janë duke vazhduar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, parti këto që në balotazhin e 19 nëntorit garojnë për kryeqytetin e Kosovës.

Kryetari aktual, Shpend Ahmeti, ka folur rreth buxhetit në vitet gjatë qeverisjes së tij dhe qeverisjes së Isa Mustafës, mirëpo sipas LDK-së ai është në panik dhe i tmerruar prandaj merret me Mustafën.

Ish- ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal si dhe zyrtar i LDK-së, Bajram Gecaj, ka thënë se Ahmeti është futur thellë në panikun e humbjes së sigurtë si dhe i tmerruar nga suksesi e përkrahja e qytetarëve për Arban Abrashin.

Sipas Gecajt, Ahmetit nuk i ka mbetur gjë tjetër post ë vazhdojë të merret me Isa Mustafën. Ai ka shtuar se, pas 19 nëntorit, Ahmeti do të ketë mjaft kohë në dispozicion të merret me Isa Mustafën, me LDK-në dhe me politikat nacionale e globale.

Statusi i plotë:

SHPEND AHMETI NË PANIK I futur thellë në panikun e humbjes së sigurt si dhe i tmerruar nga suksesi dhe përkrahja e qytetarëve për Arban Abrashin, duket se Shpend Ahmetit vërtetë nuk i ka mbetur gjë tjetër pos të vazhdoi të merret me Isa Mustafën. Kungulli mbi ujë nuk ecë gjithherë, thotë populli; dhe qytetarët e Prishtinës tanimë janë ngopur nga bollëku i propagandës e nga mos-puna absolute e Shpend Ahmetit. Edhe ashtu, pas 19 nëntorit do të ketë mjaft kohë në dispozicion të merret me Isa Mustafën, me LDK-në, me politikat nacionale, por dhe me ato globale. Kjo pasi që fitohet përshtypja që në mendje(madhësi) të Shpend Ahmetit, Prishtina çdoherë ka qenë një kafshatë e vogël te cilën ai e ka (keq)përdorur vetëm si panteon për ecjen e tij drejt “majave të pushtetit”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat