Haradinaj premton lehtësira për prodhuesit e qumështit

Aktuale

Haradinaj premton lehtësira për prodhuesit e qumështit

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:15
Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, të cilëve iu ka premtuar se që nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

Me këtë rast, ata e njoftuan kryeministrin Haradinaj për gjendjen në këtë sektor, për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, sidomos ata që merren me prodhimin e qumështit.

Kryeministri Haradinaj tha se është angazhuar që t’i mbrojë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë, sepse të gjithë janë të këtij vendi dhe bashkërisht duhet angazhuar që Kosova të vendoset në binarë.

Haradinaj është zotuar se nga nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

Ndërkaq, prodhuesit e qumështit besojnë se me punën dhe angazhimin e kryeministrit Haradinaj, problemet në sektorin e qumështit do të  zgjidhen shumë shpejtë dhe për ta do të krijohen lehtësira në sektori e prodhuesve të qumështit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat