Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të qëndroj në Bruksel, me ç’rast do të jetë pjesë e Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.
E para nisjes Haradinaj zhvilloi një takim me presidentin Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri përmes një postimi në Facebook.
“Para nisjes në Bruksel për takimin e rradhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE zhvillova edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për rrugën evropiane të Kosovës” shkruan Haradinaj.