Përfundon numërimi i votave, në Istog përmbyset rezultati, fiton Dreshaj

Aktuale

Përfundon numërimi i votave, në Istog përmbyset rezultati, fiton Dreshaj

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 14:44
Numërimi i votave me kusht

(E plotësuar) - Edhe në komunën e Kllokotit është përmbysur rezultati.

Kandidati Bozidar Dejanoviq nga Iniciativa Qytetare e ka mundur kandidatin e Listës Serbe, Strahinja Spasiq.

Dejanoviq ka marrë më shumë vota se kundërkandidati i tij kur janë numëruar votat me kusht.

Diferenca ndërmjet dy kandidatëve ka qenë vetëm 10 vota.

Image

 

Në Komunën e Istogut është përmbysur rezultati pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Nga votat e numëruara Gani  Dreshaj i AAK-së ka marrë 1424 vota, ndërsa Haki Rugova i LDK-së vetëm 97 vota.

Në rezultatet e votave të rregullta të numëruara më 19 nëntor, Haki Rugova ka qenë në avantazh me 671 vota ndaj Dreshajt.

Gani Dreshaj tejkalon Haki Rugovën

Trendi i numërimit të votave me kusht dhe me postë në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve tregon që kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj, mund ta tejkalojë rivalin e tij nga LDK, Haki Rugova.

Kur janë numëruar mbi 700 vota nga këto kategori, tabela e rezultateve në QNR tregon se për kandidatin e AAK-së kanë votuar 899 votues ndërsa për kandidatin e LDK-së vetëm 40.

Kanë mbetur pa u numëruar edhe rreth 600 vota.

Në rezultatet e votave të rregullta të numëruara më 19 nëntor, Haki Rugova ka qenë në avantazh me 671 vota ndaj Dreshajt.

Një përmbysje e rezultatit do ta largonte LDK-në nga drejtimi i Istogut për herë të parë që nga viti 2000 dhe do ta bënte AAK-në partinë me më së shumti komuna të fituara në zgjedhjet e sivjetme lokale (8).

Image

Nis numërimi i votave me kusht 

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht, për komunat të cilat nuk do të shkojnë në rinumërim.

Pas numërimit të këtyre votave, KQZ ka vendosur që të fillojë edhe rinumërimi për komunat për të cilat mori vendim PZAP që janë Prishtina, Prizreni, 35 vendvotime në Dragash dhe rinumërimn e tre  vendvotimeve në Rahovec.

pas balotazhit që u mbajt të dielën në 19 komuna të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat