Rrjeti i Grave: Edhe një grua vdes nga dhuna në familje

Aktuale

Rrjeti i Grave: Edhe një grua vdes nga dhuna në familje

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:41
Ilustrim

Në ditën kur vëmendja e tërë botës është në luftimin e dhunës ndaj grave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes mediave, u njoftua sot se si pasojë e dhunës në familje edhe një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Pas komunikimit me mbrojtësin e Viktimave në Pejë, RrGK u informua se kemi të bëjmë me një vrasje në tentativë.

“Bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka arritur të jap deklaratën e saj në polici, pasi që ajo është dashur të dërgohet menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor. Aty edhe ndërroi jetë. Përveç të ndjerës, e lënduar ishte edhe bashkëshortja e djalit të tyre, e cila po ashtu ishte dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e Rrjetin e Grave të Kosovës.

 RrGK thotë se kur fillojnë “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave”, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave. RrGK kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit. Kryesit e dhunës dhe vrasësit duhet të dënohen për krimet e shkaktuara në pajtim me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat