Deda: Ata që duan destabilizimin e vendit, mos ta harrojnë praninë e NATO-s

Aktuale

Deda: Ata që duan destabilizimin e vendit, mos ta harrojnë praninë e NATO-s

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 20:44
Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ua ka kujtuar praninë e NATO-s në vend “atyre që duan destabilizimin e vendit”.

Këtë deklaratë ai e tha duke komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe rreth Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për Express, ai ka thënë se inati politik nuk duhet të ndikojë në degradim të institucioneve.

“Po mundohen me bo destabilizim politik tu shpresu se do të ketë protesta agresive në Kosovë”, theksoi ai. “Një destabilizim situate nuk është i mundur dhe kjo nuk po kuptohet nga Qeveria në vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat