Pacolli vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Aktuale

Pacolli vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 16:51
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli

Në kuadër të Ministerialit 34-të të Konferencës së Frankofonisë, që po i zhvillon punimet e saj në kryeqytetin francez, në Paris ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka takuar në takime të ndara Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Burundit, Togos, Cape Verde, Tunizisë, Ministra të Ngarkuar dhe të Deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, Guniea Bissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Seychelles, Ministrin e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Francës dhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse.

Siç ka njoftuar Pacolli në Facebook, në të gjitha takimet  që ka zhvilluar në emër të Kosovës dhe qytetarëve të saj ka ri-përsëritur kërkesën për njohje ndaj homologëve nga vendet, që nuk e kanë njohur Kosovën,.

“Ri-konfirmova marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve që tashmë e kanë njohur vendin tonë, duke i kërkuar atyre vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme të integrimit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë, ndërkohë që kërkova nga disa të tjerë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka  njoftuar shefi i diplomacisë së Kosovës në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat