Detaje nga sulmi në shtëpitë e pjesëtarëve të FSK-së

Aktuale

Detaje nga sulmi në shtëpitë e pjesëtarëve të FSK-së

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 17:41
FSK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimet me mjete eksploduese në shtëpitë e pjesëtarëve të FSK-së, në Zubin Potok.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 02;00, në Zubin Potok, në dy shtëpi private, në dy lokacione të ndara janë regjistruar dy shpërthime me mjete eksploduese.

Dëme materiale të konsiderueshme janë konsideruar në tri vetura private dhe dy shtëpitë e viktimave, meshkuj të përkatësisë etnike serbe, banor të komunës Zubin Potok, të punësuar në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

Njësitë policore menjëherë pas rastit, kanë ndërrmarë të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të kontrollit më të detajizuar të vendit të ngjarjes dhe lokacioneve përreth si dhe me qëllim të identifikimit të kryesve të mundëshëm lidhur me rastin e raportuar.

Veç njësive të rregullta policore, hetuesit rajonal së bashku me teknikët e forenzikës dhe njësitë e specializuara për identifikim të mjeteve eksploduese, kanë bërë shikimin e detajuar të vendit të ngjarjes, ndërsa kanë konfirmuar se bëhet fjalë për përdorim të mjeteve eksploduese, granatë dore, si dhe përdorim të mjetit ndezës të lëngëshëm (me përmbajtje derivate nafte).
Prokurori i shtetit në Prokurorinë themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rastit dhe veprimet e ndërmara, ndërsa ka urdhëruar inicim të rastit si vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithëshëm”.

Deri më tani, nuk ka persona të raportuar të arrestuar ndërsa policia e Kosovës, është në kërkim të vazhdueshëm të mbledhjes së informatave të mundshme si dhe të arrestimit të personave të dyshuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë veri, po ndërrmer të gjitha masat e domosdoshme si të nevojshme, për zbardhjen e këtij rasti, si dhe për të ofruar siguri maksimale qytetarëve të saj në fushën e rendit publik, ndërsa fton qytetarët të cilët mund të posedojnë ndonjë informacion të nevojshëm, të njoftojnë policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së këtij akti kriminal dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat