Thaçi dhe Meta zbulojnë shtatoren madhështore, Idriz Seferi nderohet me urdhrin Hero i Kosovës

Aktuale

Thaçi dhe Meta zbulojnë shtatoren madhështore, Idriz Seferi nderohet me urdhrin Hero i Kosovës

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 10:33
Shtatorja e Idriz Seferit

(E plotësuar) - Sot në Gjilan është bërë zbulimi i bustit të heroit të kombit Idriz Seferi. Me ketë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndjehet i nderuar që sot gjendet në qytetin e Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë heronjve të tjerë që i dha Kosovës dhe shqiptarisë.

Thaçi tha se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti tha se duke u bazuar në kompetenca e tij edhe formalisht ndan urdhëron Hero i Kosovës për Idriz Seferin.

Image

Thaçi: Idriz Seferi u përket prijësve të mëdhenj të kombit

“Sot në qytetin tuaj po ngritet shtatorja e një prijësi të madh të luftërave për mbrojtjen e tokave shqiptare në një hark kohor 40 vjeçare. Shtatorja e komandantit dhe strategut të shquar po inaugurohet në përvjetorin të 19 vjetorit të vdekjes së tij. Në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Idriz Seferi i përket prijësve të mëdhenj të kombit tonë që kaluan në ngjarje të mëdha historike. Cilësitë më të mira të luftëtarit, strategut dhe tribunit popullor i sprovoj me armë në dorë të trojeve shqiptare. Në bazë të platformës politike dhe ushtarake të lidhjes shqiptare të Prizrenit, Idriz Seferi u shqua për guxim , trimëria dhe gatishmëri për sakrificë, ashtu si burrat e mëdhenj të kësaj kohe si Sylejman Vokshi, Mic Sokoli...Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese Idriz Seferi edhe formalisht nga sot shpallet me urdhrin më të lartë që e j ep presidenti i Kosovës ‘Urdhri Hero i Kosovës’”, tha Thaçi.

Qytetari nderit të Gjilanit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta , tha se është i nderuar që është këtu kur po inaugurohet shtatorja e Idriz Seferit.

Meta tha se janë dy shtete por janë një komb i bashkuar.   

Image

Meta: Seferi është figurë e ndritur në betejën e Kaçanikut

“Gjilani u shqua në të gjitha luftërat , kur behët fjalë për lirin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve . Për të kundërshtuar të gjitha përpjekjet e padrejta kundër shqiptareve për ndarjen e territoreve . Simbolet e Gjilanit janë shumë  është një fakt një popull i tërë.... Figura e Idriz Seferit do të lartësohej në betejën e famshme të Kaçanikut , ky vend ky emër Kaçaniku do të bënte një herë e për gjithmonë në kujtesën e mbar kombit...Kaçanik  shkëmb e gurë vriteshin pritsh për flamur, për flamurin e Skënderit luftojnë bijtë e Idriz Seferit . Sot në këtë përvjetor të 105-të të ngritjes së flamurit tonë kombëtar , nuk jeni vetëm ju por është i mbar gjithë komi ynë. “, tha Meta.

 Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se sot i bëjmë nderë i përkulemi kryengritësve të ana Moravës, Gollakut.

Haziri: Prej sot 27 nëntori është ditë e Idriz Seferit

“Ky vend u lirua  për kolosin e Karadakut , nderin e kombit dhe heroin e Kosovës nga sot Idriz Seferi , për t’iu bashkangjitur gjithë atyre emrave që për të drejtat e shqiptarëve , pavarësisht cilën periudhë kohore kanë jetuar ata kanë kontribuar për atdheun. Edhe Zenel Hajdini, Avdullah Presheva sikur që edhe dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së gjithë ata që ranë për këto ditë edhe për ditë të bardha të Kosovë ne ja respektojmë i nderojmë dhe përkulem par veprës së tyre “, tha Haziri.

Ai i ka uruar të gjithë dëshmorët që kanë dhënë kontributin për vendin. Në emër të familjes së Idriz Seferit, të pranishmit i ka falënderuar Sefer Isufi. Ai ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuuan që shtatorja e Idriz Seferit është kthyer në Gjilan.

Image

***

Thaçi ndan urdhrin Hero i Kosovës për Idriz Seferin

Në qendër të Gjilanit është bërë zbulimi i bustit të heroit të kombit Idriz Seferi.Me ketë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndjehet i nderuar që sot gjendet në qytetin e Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë heronjve të tjerë që i dha Kosovës dhe shqiptarisë.

Thaçi tha se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“ Idriz Seferi u shqua për trimëri, besnikëri të cilët nuk u zmbrapsën asnjëherë nga ideja për pavarësi të plotë. Idriz Seferi dha një kontribut të madh në kryengritjet që çuan në pavarësinë e Shqipërisë. Idriz Seferi u shqua edhe në kuvende, ku pajtoi  shumë njerëz mbi atë që interesi i atdheut është më i madh sesa individual”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi në Gjilan tha se edhe formalisht ndaj urdhrin Hero i Kosovës për Idriz Seferin.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se është i nderuar që është këtu për të nderuar Idriz Seferin.

“ Ne jemi dy shtete por jemi një komb i bashkuar. Gjilani u shqua në të gjitha luftërat kur bëhej fjalë për lirinë e shqiptarëve”, tha Meta.

Ai tha se sot i ka mbledhur Idriz Seferi i cili së bashku me Isa Boletinin e shumë të tjerë u shndërruan në legjenda të popullit.

“Jemi në 105 vjetorit të ngritjes së flamurit të gjithë shqiptarëve, jemi të vendosur që historinë ta nderojmë dhe ta mbajmë gjallë, veçanërisht ata që e bënë gjithçka”, tha presidenti Meta.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se sot iu bëhet nder dhe iu përkulen kryengritësve të Anamoravës, Gollakut.

Haziri tha se tash e tutje 27 nëntori është dita e Idriz Seferit, ku do të shënohet si rikthim i tij nga Karadaku.

Në emër të familjes së Idriz Seferit,  ka folur Sefer Isufi,  i cili ka shprehur mirënjohje për rikthimin  e heroit në Gjilan.

***

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kanë zbuluar sot shtatoren madhështore të Idriz Seferit në Gjilan në kuadrin  e manifestimit për 28 Nëntorin.

Ceremonia u zhvillua ndërkohë që binte dëborë dhe nën tinguj e këngëve patriotike luftarake. 

Image

Thaçi dhe Meta priten me ceremoni shtetërore në Gjilan 

Garda ceremoniale e FSK-së është rreshtuar sot në Gjilan për t’i pritur dy presidentët, atë të Shqipërisë dhe Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ilir Meta.

Ata në këtë komunë do të marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit të kombit Idriz Seferi.

Image

***

Komuna e Gjilanit organizon pritjen zyrtare me gardën ceremoniale të FSK-së për presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi.

Dy presidentët do të marrin pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit Idriz Seferi si dhe do të jenë prezent në  hapjen solemne të Darkës së Lamës nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat