FSK hap dyert në Ditën e Forcës, qytetarët krenar për këtë institucion

Aktuale

FSK hap dyert në Ditën e Forcës, qytetarët krenar për këtë institucion

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:11
FSK

(E plotësuar) - Qytetarët e shumtë dhe as fëmijët nuk i kishte ndalur bora që binte, për ta vizituar Kazermën “Adem Jashari”, në Ditën e Forcës.

E Ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se ndjehet krenar që gjendet në krye të këtij institucioni.

Berisha: Ndjehem krenar

“Jam shumë krenar, që jam në krye të një institucioni që është vlerësuar si institucioni me i besueshëm në vend...Rezultatet sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, na bëjnë me u ndi krenar. Kjo që e pam këtu me të vërtetë është krenaria jonë. Ne në të ardhmen do të angazhohemi që të iu i krijojmë kushte sa më të volitshme, sa më të mira. Që të iu ofrojmë mundësi që edhe më tutje të zhvillohen arsimohen dhe t’i kryejnë trajnimet profesionale që të jenë të gatshëm dhe për detyra të reja që i presin...Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. I kemi plotësuar kapacitete tona operacionale,  për transformimin e FSK-së  në forca të armatosura. Po presim që të krijohen kushtet dhe të krijojmë një klimë më e volitshme që kjo të ndodh përmes ndryshimeve kushtetuese. Sepse transformimi me ndryshime kushtetuese  e lehtëson dhe integrimin në NATO”, tha ai.

Ndërsa tha se janë duke punuar që të avancojnë dhe zgjerojmë dhe bashkëpunimin rajonal dhe se FSK me kapacitetet operacionale, të jenë pjesë e kontributit të sigurisë,  jo vetëm të jenë  konsumues.

Por në kazermën “Adem Jashari”, në “ Ditën e Forcës”, mungoi presidenti i vendit Hashim Thaçi, ndërsa ministri Berisha  pati dhe një përgjigje për këtë. Ai tha se janë dakorduar që Thaçi sot të jetë në Gjilan.

Image

Berisha: Jemi koordinuar që Thaçi të jetë në Gjilan

“Ne e kemi ditën e hapur në të gjitha kazermat dhe në Gjilan e kemi ditën e hapur. I kemi bërë koordinim një marrëveshje që ai të jetë atje,  sepse është  dhe presidenti Ilir Meta, bëhet zbulimi i shtatores së Idriz Seferit. E kemi bërë një koordinim që ai të jetë atje”, tha ai. 

E qytetari  Imer Fetiu  kishte ardhur nga Suhareka, për ta vizituar Kazermën e FSK-së,  thotë se ndihet krenar kur i sheh të rinjtë e të rejat që janë pjesë e kësaj force.

Fetiu: Ndihem krenar

 Po ndihemi shumë krenare meqenëse e kemi dhe një djalë tonin këtu kadet viti i parë. Lumet na që i kemi këta...Presim gjithqysh patjetër duhet me u ba forcë. Meqenëse gjithë këta djem të ri, po kanë dëshirë  me nejt këtu. Pse mos me u ba forcë ushtarake. Por është çështje politike, ne me mendje jemi çdo ditë... Meqenëse mu dha rasti për herë të parë vij, mu shumë po më pëlqen. I porosis të gjithë njerëzit dashamirët që të vijnë ta vizitojmë të dimë që kemi shtet”, tha ai.  

Ndërkaq Adelina Thaçi, e cila së bashku me vajzën e saj kishte ardhur që ta vizitojë FSK-në thotë se ndihet e emocionuar kur sheh pjesëtarët e FSK-së.

Thaçi: Qenka mrekulli me i pa

Diqysh është shumë interesant. Ndihesh e emocionuar. Edhe pse fëmijët janë më të emocionuar se na por edhe unë po ndihem njësoj si këta. ..qenka mrekulli me i pa, është ndjenjë e mirë“, tha ajo.

Image

 

***

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se FSK-ja qysh tash është e gatshme të shndërrohet në ushtri të vendit

Berisha tha se krejt çfarë po presin janë kushtet ligjore e kushtetuese për këtë transformim, pasi gjithçka tjetër është plotësuar.

Ai, në ditën e Forcës, shtoi se Qeveria do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm FSK-në.

***
Forca e Sigurisë së Kosovës sot shënon “Ditën e Forcës”.

 Përveç vizitave që do të bëhen në ambientet e kazermave të FSK-së, në atë “Adem Jashari” do të ketë parakalim të ushtarëve të kësaj force si dhe udhëheqësit e shtetit do të mbajnë fjalime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat