Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon

Aktuale

Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:40
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në fjalimin e fund vitit, para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se shpejtësia me të cilën Kosova ka arritur ta kthejë fatin e vet në rrugë të mbarë, në tri dekadat e fundit është e pashembullt.

Por puna nuk ka përfunduar me kaq. E projektet që Kosova ka përpara nuk janë të lehta.

Ndërsa tha se edhe pse kohërat e vështira mund t’i  hutojnë,  nuk guxojnë të lejojnë që pengesat ta turbullojnë vizionin që kanë për vendin. Ndërsa tha se  qëllimi mbetet i qartë, për ndërtimin e një ardhmërie të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Presidenti Thaçi, gjatë fjalimit të tij kërkoi që të rindërtohet konsensusi nacional, për çështje të interesit të përbashkët shtetëror. Ndërsa tha se duhet reflektim dhe se dhuna nuk ka vend.

Thaçi: Duhet të bëjmë reflektim, dhuna s’ka vend në Kosovë

“Para se të fajësojmë rrethanat dhe këdo për çfarëdo që na duket se nuk po shkon mirë, ne duhet të bëjmë një vetëreflektim. Sot shoqëria jonë është më e polarizuar, e fragmentuar politikisht, dhe çdo gjë ka filluar të politizohet skajshëm. Unë e kuptoj se sa sfiduese është për të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë gjendje. Ata duhet të gjejnë forcën dhe ta tejkalojnë këtë model të ndarjes dhe përçarjes. Spektri politik në Kosovë, mund të mos të pajtohet për çështjet të caktuara, por ne nuk guxojmë që të humbim qoftë edhe një minutë duke lejuar degradimin e mëtutjeshëm të debatit. Dhuna nuk ka vend në Kosovë. Aq më tepër, dhuna në institucione dhe nga përfaqësues institucional. Është turp dhe nuk mund të justifikohet me asgjë. Fatkeqësisht, kjo qasje shkatërrimtare e brendshme e ka dobësuar dhe po e dobëson vendin tonë. Sulmet ndaj institucioneve, dëmtimi i pronës publike e private, duele f izike të deputetëve, janë ndër fatkeqësitë më të dhimbshme sot. Pasojat janë shumë më të mëdha se titujt sensacionalë që këto situata prodhuan si brenda edhe jashtë vendit. Prandaj, lutja ime për të gjithë është që të distancohen nga ky lloj i sjelljes dhe të punojnë për ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Sipas tij lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të mbetet prioritet i institucioneve të vendit.

E i ashpër ishte dhe me misionet në Kosovë. Ai tha se qëllim shtetëror është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, e jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të BE-së.

Image

Thaçi: Qëllimi jonë anëtarësimi në BE, e jo  vazhdim i misioneve në pafundësi

“Me qindra miliona euro të taksapaguesve evropianë janë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzohen për mbarëvajtjen e misionit të EULEX-it. Si është e mundur që me gjithë këtë përfshirje, të pashembullt, përgjegjësia të jetë vetëm në anën kosovare. E theksoj qartë se qëllimi ynë shtetëror është anëtarësimi në BE, dhe jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të saj. Besoj ka ardhur koha që disa nga institucionet tona, duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe vetëbesim. Mungesa e dijës dhe e guximit për të kryer detyrën me nder, nuk mund të justifikohet. Prandaj mesazhi im i qartë për të gjithë zyrtarët që e duan punën e tyre dhe shtetin tonë është: Zbatojeni ligjin plotësisht dhe pa dallim, sepse kështu nuk do t’i japim askujt pretekst për të pretenduar vazhdimin e misioneve në pafundësi. Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim përfundimin e plotë të mandatit aktual të misionit EULEX. Nëse deri tani kemi folur për tranzicion, për tkurrje, ne tani duhet të flasim menjëherë,  për fazën përmbyllëse”, tha Thaci.

Presidenti Thaçi po ashtu ka folur për luftën kundër fundamentalizmit dhe çfarëdo forme të terrorizimit, për të cilin tha se Kosova është kampion.  Ai ka folur dhe për Gjykatën Speciale, për të cilën tha se nuk do të pranojnë që të poshtërohen në emër të drejtësisë.

Thaçi: Nuk pranojmë të poshtërohemi në emër të drejtësisë

“Ne jemi këtu për t’u marrë me tema të vështira si Gjykata Speciale.  E duam drejtësinë, por s’pranojmë të diskriminohemi në emër të saj.  Bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e saj. Institucionet tona e kanë pranuar një gjë të tillë, sepse në të kundërtën, ne do të ishim të pafuqishëm të parandalonim themelimin e një gjykate tjetër ndërkombëtare, nën ombrellën e OKB-së. E votuam në atë kohë për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë,  për viktimat e luftës. Të nderuar ushtar qytetar, sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 Gjykata Speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e Millosheviqit,  i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë. Paradoksi me të cilin ne ballafaqohemi është dëshpërues.  E njëjta Serbi sot e ka derën e hapur për në BE, ndërsa Kosova padrejtësisht  mbahet e izoluar. Kosova dhe të gjithë ne e duam drejtësinë, por nuk pranojmë të diskriminohemi e poshtërohemi në emër të saj, vetëm e vetëm për të kënaqur ata që nuk e durojnë dot ekzistencën dhe suksesin e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti para pjesëtarëve të FSK-së ka folur dhe për themelimin e ushtrisë, duke pohuar se  Kosova do ta ketë dhe ushtrinë e saj moderne.

Thaci: Kosova do ta ketë ushtrinë e saj

“Kosova duhet të përfundojë tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të themelojë ushtrinë shumetnike, pra Forcat e Armatosura të Kosovës.  Këtë jemi duke e bërë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tanë.  Ashtu siç jeni sot, ju do të jeni forcë multietnike, profesionale, mbrojtëse, që do të përfaqësoni me krenari shtetin tonë. Kosova duhet të ketë kapacitet të plotë mbrojtës dhe një ushtri moderne, që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë. Ashtu siç po e dëshmoni çdo herë, ju pjesëtarë të FSK-së po shkëlqeni në secilin ushtrim apo garë ku merrni pjesë. Ju po shkëlqeni në akademi ushtarake të njohura në botë. Uniforma që ju bartni, është ëndrra e stërgjyshërve tuaj, e kthyer në realitet”, tha ai.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në adresimin e tij ka thënë besojnë në vlerat thelbësore të BE-së dhe vullneti i qytetarëve të Kosovës është në favor të anëtarësimit në BE. Ndërsa tha se do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë  e tyre,  për të reformuar, përmirësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e BE-së, por që kjo të të ndodhë, BE duhet t’i japë fund izolimit të qytetarëve tanë. Ai tha se nuk ka integrim evropian, pa tejkalimin e izolimit diskriminues,  të imponuar e të stërzgjatur.  Ndërsa tha se kriteri për demarkacionin me Malin e Zi duhet të plotësohet pa humbur kohë.

Thaçi: Demarkacioni të përfundojë pa humbur kohë

“Kriteri i fundit i mbetur sipas BE-së për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duhet të plotësohet pa humbur kohë. Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka miratuar dje këtë marrëveshje të cilën unë me përgjegjësinë më të lartë shtetërore e kam nënshkruar më 26 gusht 2015. Sepse marrëveshja ka qenë e qartë, e saktë.  Çdo dështim i institucioneve tona shtetërore për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ndërkombëtare, po i shërben BE-së si justifikim për të mbajtur Kosovën të izoluar. Zvarritjet e panevojshme, qofshin ato për qëllim të blerjes së kohës, apo për shkak të tekave personale, apo të një grupi të caktuar, janë të papranueshme. Këto zvarritje janë të dëmshme jo vetëm për procesin e liberalizimit të vizave, por edhe për raportet ndërshtetërore me Malin e Zi. Prandaj, institucionet shtetërore duhet të marrin vendim tani, sepse vonesat sjellin vazhdim të izoli mit dhe zbehin besueshmërinë tonë në sytë e shteteve mike”, ka thënë ai.

Thaçi në adresimin e  tij ka folur dhe për dialogun Kosovë-Serbi.  Ndërsa ka konfirmuar se edhe SHBA-të do të jenë të përfshira drejtpërdrejte në këtë  proces.

Thaçi: SHBA-të do të jenë të përfshirë në dialog

 “Së shpejti do të propozoj një model të krijimit të një ekipi gjithëpërfshirës politik. Në këtë ekip do të krijohet hapësirë e mjaftueshme për të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë civile mediave...Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të përfshira më drejtpërdrejt në këtë dialog”, tha ai.

Thaçi e ka përmbyllur fjalimin e tij duke pohuar se Kosova dhe qytetarët e saj,  janë popull autokton evropian dhe se e ardhmja e tyre, jonë, duke përfshirë edhe vlerat që përfaqësojmë, është e natyrshme dhe e sigurt,  në kuadër të Bashkimit Evropian, NATO-s, OKB-së dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të.

***

Presidenti Hashim Thaçi në një fjalim para pjesëtarëve të FSK-së, i ka dërguar një mesazh edhe EULEX-it, se po i përfundon mandati, dhe nuk do t’i vazhdohet më.

Thaçi ka thënë se Kosova dëshiron të integrohet në BE, e jo të ketë misione të përjetshme të saj në Kosovë.

Ai ka thënë se me qindra miliona euro të taksapaguesve evropianë janë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzohen për mbarëvajtjen e misionit të EULEX-it.

“Si është e mundur që me gjithë këtë përfshirje, të pashembullt, përgjegjësia të jetë vetëm në anën kosovare. E theksoj qartë se qëllimi ynë shtetëror është anëtarësimi në BE, dhe jo që në Kosovë të ketë misione të përjetshme të saj”.

Më pas ai ka drejtuar një mesazh edhe te institucionet kosovare të drejtësisë, për të cilët ka thënë se duhet të kenë dije e guxim për ta kryer punën e tyre.

“Besoj ka ardhur koha që disa nga institucionet tona duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe vetëbesim. Mungesa e dijës dhe e guximit për të kryer detyrën me nder, nuk mund të justifikohet. Prandaj mesazhi im i qartë për të gjithë zyrtarët që e duan punën e tyre dhe shtetin tonë është: Zbatojeni ligjin plotësisht dhe pa dallim, sepse kështu nuk do t’i japim askujt pretekst për të pretenduar vazhdimin e misioneve në pafundësi. Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim përfundimin e plotë të mandatit aktual të misionit EULEX. Nëse deri tani kemi folur për tranzicion, për tkurrje, ne tani duhet të flasim menjëherë për fazën përmbyllëse. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e qytetërimit të civilizuar evropian dhe jemi të përkushtuar t’i mbrojmë vlerat perëndimore, që i kemi trashëguar nga të parët tanë”, ka thënë ai.

Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon

Në fjalimin e tij të fundvitit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka lënë pa përmendur edhe për Gjykatën Speciale.

Sipas tij bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e saj dhe institucionet  e kanë pranuar një gjë të tillë sepse në të kundërtën, “ne do të ishim të pafuqishëm të parandalonim themelimin e një gjykate tjetër ndërkombëtare, nën ombrellën e OKB-së”.    

“ E votuam në atë kohë për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë, për viktimat e luftës. Të nderuar ushtarë, qytetarë sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 Gjykata Speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e Millosheviqit, i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai tha se paradoksi me të cilin   ballafaqohen është dëshpërues. Thaçi tha se po e e njëjta Serbi sot e ka derën e hapur për në BE, ndërsa Kosova padrejtësisht mbahet e izoluar.

“Kosova dhe të gjithë ne e duam drejtësinë, por nuk pranojmë të diskriminohemi e poshtërohemi në emër të saj, vetëm e vetëm për të kënaqur ata që nuk e durojnë dot ekzistencën dhe suksesin e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi: Dhuna nga përfaqësues institucionalë është turp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se shoqëria është më e polarizuar, e fragmentuar politikisht, dhe çdo gjë ka filluar të politizohet skajshëm.

Në fjalimin e fund vitit që presidenti ka zgjedhur ta mbajë para ushtarëve të FSK-së tha se e   kupton se sa sfiduese është për të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë gjendje. 

“Ata duhet të gjejnë forcën dhe ta tejkalojnë këtë model të ndarjes dhe përçarjes. Spektri politik në Kosovë mund të mos të pajtohet për çështjet të caktuara, por ne nuk guxojmë që të humbim qoftë edhe një minutë duke lejuar degradimin e mëtutjeshëm të debatit. Dhuna nuk ka vend në Kosovë. Aq më tepër, dhuna në institucione dhe nga përfaqësues institucionalë është turp dhe nuk mund të justifikohet me asgjë. Fatkeqësisht, kjo qasje shkatërrimtare e brendshme e ka dobësuar dhe po e dobëson vendin tonë. Sulmet ndaj institucioneve, dëmtimi i pronës publike e private, duele fizike të deputetëve, janë ndër fatkeqësitë më të dhimbshme sot”, tha Thaçi. 

Ai tha se pasojat janë shumë më të mëdha se titujt sensacionalë që këto situata prodhuan si brenda edhe jashtë vendit.

“ Prandaj, lutja ime për të gjithë është që të distancohen nga ky lloj i sjelljes dhe të punojnë për ndërtimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Ai ka shtuar se në Kosovë sot me lehtësi të madhe vihen në pikëpyetje dhe përdoren për politikë ditore çështje të interesit të përbashkët shtetëror. 

 “Ne urgjentisht duhet ta rindërtojmë konsensusin nacional për çështjet e interesit të përbashkët. Unë, si president do të vazhdojë të bëj përpjekje të vazhdueshme, që këtë element të përgjegjësisë sime ta respektoj dhe kultivoj në çdo aspekt të ushtrimit të funksionit tim. Janë disa gjëra që nuk do të duhej të varen nga ajo se kush është duke qeverisur e kush është në opozitë. Në tema të caktuara, qytetarët tanë janë të vendosur dhe unik. Uniteti i qytetarëve duhet të rezultojë në unitet të përfaqësuesve të tyre”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat