Haradinaj, u thotë ministrave: Shkoni në Kuvend, më mirë të jeni atje

Aktuale

Haradinaj, u thotë ministrave: Shkoni në Kuvend, më mirë të jeni atje

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 09:27
Qeveria e Kosoves

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar nga ministrat  që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së Kuvendit ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2018.

“Është mirë që të jeni në Kuvend, që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Ju lus sepse është mirë që ministrat të jenë  sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”, tha ai.

Në ndërkohë, Kuvendi edhe sot do të vazhdojë seancën plenare ku në rend të ditës është Projektligji për Buxhetin e vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat