Zaev viziton Prishtinën, vizitë e parë e këtij niveli në Kosovë

Aktuale

Zaev viziton Prishtinën, vizitë e parë e këtij niveli në Kosovë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:17
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev do ta vizitojë Prishtinën javën që vjen ku do të ketë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërkaq është paraparë një takim edhe ndërmjet Zoran Zaevit dhe Hashim Thaçit, e Kadri Veselit.

Takime janë paraparë edhe me bashkësinë afariste maqedonas dhe të Kosovës. Zaev do të shoqërohet nga ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat