Më të bashkuar se kurrë! Vëllezërit nga Kosova ndihmojnë sërish shqiptarët e përmbytur

Aktuale

Më të bashkuar se kurrë! Vëllezërit nga Kosova ndihmojnë sërish shqiptarët e përmbytur

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 13:45
Ndihmat

Nuk kanë të mbaruar ndihmat nga vëllezërit nga Kosova, për shqiptarët e përmbytur, pasi edhe ditën e sotme, Prishtina ka dërguar një kontigjent të Forcave të Sigurisë.

Qeveria e Kosovës i ka ardhur gjithashtu në ndihmë shqiptarëve në nevojë duke dërguar edhe ndihma të shumta ushqimore.

Një kontigjent i FSK-së me 37 trupa, 19 automjete dhe 1 autokran i është bashkuar operacioneve humanitare në zonat e përmbytura.

Por kjo nuk është hera e vetme që Kosova dërgon ndihma për shqiptarët që u prekën nga përmbytjet, pasi javën e  kaluar në vendin tonë mbërritën edhe rreth 15 kontigjente me ndihma ushqimore për t’u ardhur në ndihmë zonave të Fierit dhe Vlorës.

Po ashtu, rreth 500 persona nga Prizreni kanë përgatitur 500 pako me ndihma ushqimore elementare për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve  që përfunduan nën ujë nga vërshimet e ujërave.

Nuk thonë kot, miku i mirë në ditë të vështirë, dhe në këto kohë të hidhura për qindra shqiptarët e përmbytur, vëllezërit nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, na kanë qëndruar më pranë se kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat