Deputetë dhe qytetarë bashkëbisedojnë lidhur me dialogun Kosovë - Serbi

Aktuale

Deputetë dhe qytetarë bashkëbisedojnë lidhur me dialogun Kosovë - Serbi

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 06:18
Arkiv

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT) organizon diskutimin publik “Pritjet e serbëvë të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”, një diskutim me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët. 

Synimi i këtij diskutimi publik është promovimi i bashkëbisedimit në mes deputetëve dhe qytetarëve lidhur me të ardhmen e procesit të dialogut Kosovë - Serbi. 

Më konkretisht, në këtë debat do të diskutohet rreth marrëveshjeve të Brukselit të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të këtij rajoni, pritshmërive të qytetarëve rreth temave që duhet të diskutohen në Bruksel, formatin e delegacionit kosovar në dialog si dhe rolin e Kuvendit dhe deputetëve në këtë proces. 
 
Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit që synon fuqizimin e rolit mbikqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky projekt financohet nga Ambasada e Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat