Eksperti i sigurisë i kundërpërgjigjet ministrit serb për ushtrinë e Kosovës

Aktuale

Eksperti i sigurisë i kundërpërgjigjet ministrit serb për ushtrinë e Kosovës

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 14:57
FSK

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi edhe njëherë se nuk do të ketë Ushtri të Kosovë. Ndërsa reagimi nga Kosova ka ardhur përmes njohësit të çështjeve për siguri, Burim Ramadanit.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook ka theksuar se Ushtria e Kosovës do të stabilizojë të gjithë Ballkanin.

Ramadani ka përmedur se shqetësimi i ministrit serb, Vulinit është politik, e jo i sigurisë. Sipas tij, Kosova ekziston.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Ushtria e Kosovës do ta stabilizojë Ballkanin.

Do të jetë kontribuese e veçantë për sigurinë rajonale.

Vulini, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, paska folur rreth Forcave të Armatosura të Kosovës “me shqetësim për destabilizimin e rajonit”.

Por, shqetësimi i Vulinit është kryekëput politik, jo i sigurisë. Nuk ekziston asnjëlloj argumenti, përpos qëndrimeve politike mohuese të shtetësisë së Kosovës nga ana e Vulinit.

Qëndrimet e tilla politike nuk përfaqësojnë realitetin.

Kosova ekziston. Shteti i Kosovës ekziston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat