Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, kjo është arsyeja

Aktuale

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, kjo është arsyeja

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 09:56
Kryesia e Kuvendit

Shefat e Grupeve Parlamentare do të mblidhen sot pasdite për të mbajtur mbledhjen e radhës së Kryesisë së Kuvendit.

Burime të medias e kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet nga ora 17:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ka të bëjë me shqyrtimin e dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat