Veseli: Transformimin e FSK-së në ushtri, do ta bëjmë në koordinim me partnerët tanë

Aktuale

Veseli: Transformimin e FSK-së në ushtri, do ta bëjmë në koordinim me partnerët tanë

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 13:30
Kadri Veseli dhe Rrustem Berisha

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë vizitës në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se do të vazhdojnë ta përkrahin këtë forcë dhe se Parlamenti i Kosovës është i gatshëm që në të ardhmen, të marrë vendim për transformimin e kësaj force në ushtri, në koordinim të plotë me partnerët perëndimorw si NATO-n dhe SHBA-të.

Veseli: Do të vazhdojmë përkrahjen për FSK-në

 “Ne do të vazhdojmë përkrahjen për FSK-në. Parlamenti i vendit tonë,  është i gatshëm,  të marrë çdo vendim, që është në interes të sovranitetit, në interes të  fuqizimit të shtetit tonë. Kjo është ajo çfarë do të bëjmë dhe në të ardhmen. Në koordinim të plotë me partnerët tanë perëndimor të NATO-s, me SHBA-në , do të kemi dhe vendimmarrjen e transformimit. Ndërsa deri në transformimin e plotë të FSK-së në ushtrinë e ardhshme të Kosovës,  do të ketë përkrahje të FSK-së, në ngritjen e fuqizimit e kapaciteteve të veta. Këta janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme. Ushtarak të FSK-së, kanë treguar suksese të veçanta, në çdo pjesëmarrje. Në çdo garë ndërkombëtare, shquhen për sukses, shquhen për seriozitet. Janë partner të sigurt të NATO-s dhe e ardhmja e FSK-së do të jetë  në NATO. Kjo është ajo çka dua të inkurajoj dhe ministrin,  për një punà « shumë të mirë, të cilën është duke e bërë në FSK. Në të njëjtën kohë dhe gjeneralin. Iu lumtë”, tha ai.

Ndërsa ministri i FSK-së Rrustem Berisha, tha se kjo vizitë është nder dhe respekt për FSK-në.

Berisha: Vizita e Veselit respekt dhe nder për FSK-në

“Ne gjatë kësaj vizite, e njoftuam me të arriturat e FSK-së, me procesin e transformimit të FSK-së në forca të armatosura  të Kosovës, si dhje me objektivat strategjik,  që unë si ministër dhe komandanti, që i kemi për vitin 2018. Edhe njëherë shfrytëzoj rastin, që ta falënderoj kryetarin për vizitën.  Vet vizita e krye parlamentarit, është një respekt dhe nder që i bëhet FSK-së”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit tha se  FSK është institucioni me reputacionin më të lartë në Republikën e Kosovës dhe se e tërë kjo sipas tij,  duke iu falënderuar pjesëtarëve të kësaj force.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat