Gëzohet Avdullah Hoti, kjo është arsyeja

Aktuale

Gëzohet Avdullah Hoti, kjo është arsyeja

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 12:04
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur mjaft i gëzuar me vendim e Gjykatës Supreme, pas hedhjes poshtë të ankesave të AAK-së për zgjedhjet komunale në Istog, ku fitoi Haki Rugova.

“Pas vendimit te Gjykates Supreme, procesi zgjedhor ne Istog u përmbyll. Urime edhe një here qytetareve te Istogut, anëtareve dhe aktivisteve te LDK-se, strukturave te degës dhe Kryetarit Haki Rugova” ka thënë ai përmes një statusi në Facebook.

Tutje Hoti ka thënë se besimin e dhënë nga qytetarët  do ta kthejnë  me punë dhe shërbim.

“Ekipi i Kryetarit Rugova do te përbehet nga njerez profesional dhe entuziast per te punuar ne sherbim te qytetareve. Na prifte e mbara ne betejen tjeter politike te zgjedhjeve te pergjithshme” ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat