Haradinaj i fyen rëndë deputetët e LDK-së, i quan “qyqana”

Aktuale

Haradinaj i fyen rëndë deputetët e LDK-së, i quan “qyqana”

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 06:52
Ramush Haradinaj

Për kryeministrin Ramush Haradinaj, çështja e Demarkacionit do të zgjidhet brenda pak kohe, dhe fajtorë për vonesën e tij po i bën deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, për të cilët po thotë se janë qyqana dhe frikësohen për shumëçka.

I pari i qeverisë, në një intervistë për emisionin “Euro Tribuna” shtoi se zyrtarët e kësaj partie po mendojnë se të gjithë deputetët i kanë kundër Demarkacionit, por kur të vjen koha e votimit do e shohin se disa deputetë të LDK-së, që vijnë nga Dukagjini, do të votojnë kundër versionit të Murat Mehës.

Foli edhe për Gjykatën Speciale, ku po thotë se janë pikërisht zyrtarët e Lidhjes Demokratike, ata të cilët po mendojnë që mund ta heqin Presidentin Thaci nga politike. Por, ky tentim i tyre do t’i mbajë në pushtet edhe shumë gjatë

E për të, liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda pak javësh, kalojë apo jo Demarkacioni me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat