“Ushtria formohet në mars 2018”

Aktuale

“Ushtria formohet në mars 2018”

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 21:31
FSK

Ministri i FSK-së, Rustem Berisha, thotë se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, që të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Ani pse nuk deshi që të japë ndonjë datë kur Kosova do ta ketë Ushtrinë, ai i komentoi deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se një gjë e tillë do të ndodhë deri në marsin e vitit të ardhshëm

Berisha foli për buxhetin, duke thënë se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej pesë milionë eurove.

Se Kosova do ketë Ushtrinë e saj në mars, këtë e thotë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli. Ndërsa, skeptikë janë njohës të sigurisë në vend. Sipas tyre problematika, me Listën Serbe nuk mund të tejkalohet lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat