Pacolli uron qytetarët: Liberalizimi i vizave është shumë afër

Aktuale

Pacolli uron qytetarët: Liberalizimi i vizave është shumë afër

Nga: Bota sot Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 19:16
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët për nder të Vitit të Ri, duke shtuar se liberalizimi i vizave është shumë afër.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka uruar mbarësi për secilin.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, kudo që të jeni sonte, pa dashur të zgjasë shumë, vetëm dëshiroj të Ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2018! Uroj që viti i ri të jetë një vit i mbarë për secilin. Kosova mbush 10 vjet pavarësi dhe liberalizimi i vizave është shumë afër. Gëzuar dhe kaloni sa më bukur, të bashkuar me familjet e juaja. Zoti ju ruajt të gjithëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat