Ministri i FSK-së i bindur: Në këtë muaj bëhet Ushtria

Aktuale

Ministri i FSK-së i bindur: Në këtë muaj bëhet Ushtria

Më: 2 janar 2018 Në ora: 14:18
Rrustem Berisha

Formimi i Ushtrisë së Kosovës që disa vite ka mbetur një ndër problemet kryesore në vend. Por, me ardhjen në krye të Qeverisë me Ramush Haradinajn, këtë  çështje si duket e ka marrë me seriozitet më të madh Ministria e Sigurisë e cila është kompetente në këtë drejtim.

I pari i këtij dikasteri qeveritar, Rrustem Berisha ka treguar se i kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për të arritur transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ministri i FSK-së, Berisha ka thënë se buxheti për transformimin e Ushtrisë ka shënuar rritje. Sipas tij, Ushtria do të bëhet në fillim të këtij viti.

I pyetur rreth asaj se a do të jetë pengesë Lista Serbe në votimin për Ushtrinë në Kuvend. Berisha ka theksuar se do të punojnë në këtë drejtim që të arrihet një konsensus i përbashkët edhe me komunitetin joshumicë.

Po ashtu, ai ka shtuar se FSK-ja stërvitet me disa shtete të fuqishme të botës. Me këtë rast ,ky institucion i sigurisë posedon armatim të lehtë në bazë të misionit aktual që e ka FSK-ja.

Ministri Berisha, vitin 2018 do ta pret me familen e tij. Por, ai ka treguar se këtë herë në ndërrimin e motmoteve do ta viziton edhe Kazermën Ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat