Zyrtari i VV-së nga Tirana për dorëheqjen e Ymerit: Tani janë deputetë pa Lëvizje

Aktuale

Zyrtari i VV-së nga Tirana për dorëheqjen e Ymerit: Tani janë deputetë pa Lëvizje

Më: 2 janar 2018 Në ora: 19:16
Visar Ymeri

Zyrtari i Vetëvendosjes në Tiranë, Elvis Hoxha ka komentuar dorëheqjen e Visar Ymerit nga posti i kryetarit të partisë.

Duke iu referuar Ymerit e mbështetësve të tij brenda VV-së, të cilëve nuk ua thotë emrat, Hoxha i quan deputetë pa lëvizje dhe thotë se së shpejti s’do të jenë as deputetë.

“Me Adriatikun foli për parti e për marrëveshje, sot foli për demokraci dhe për dorëheqje. Është i qartë mesazhi. Visar Ymeri do demokraci pa aktivistë, parti pa Levizje, Levizje pa Albin. Kaq i thjeshtë ishte kushti në demokracinë e tij. E meqë nuk pati demokraci me kushte, pati dorëheqje pa kushte. E meqë nuk pati marrëveshje, ndodhi kjo vrimë në ujë. Tani janë deputetë pa Lëvizje, deri kur të lëvizin nga deputetë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Përfundimi, sipas Hoxhës, do të dëshmojë se VV-ja do të jetë më e fuqishme dhe do të votohet më shumë nga qytetarët.

“Përfaqësimi i disa kuvendarëve do i bëjë presion aktivizmit qytetar. Do e shohim përfundimin. Lëvizja do të jetë më e fuqishme dhe qytetarët do e votojnë më shumë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat