Detaje për sulmin ndaj vajzës së Haradinajt

Aktuale

Detaje për sulmin ndaj vajzës së Haradinajt

Më: 3 janar 2018 Në ora: 10:29
Pamje nga sulmi ne Suedi

Pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë ditës së djeshme në qytetin suedez Helsinborg, ka mbetur e plagosur vajza e veprimtarit , Nasim Haradinajt, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ky i fundit.

Siç njoftojnë mediat suedeze, para derës së banesës së Ariana Haradinajt, ishte vendosur një eksplosiv i cili shpërtheu dhe la të plagosur atë.

Përveç hetimit teknik, policia trokiti në dërën e fqinjëve  dhe bisedoi me ta rreth asaj që ata e dëgjuan dhe panë natën që ndodhi ngjarja.

Fqinjtë kanë thënë për SVT se vajza ka dalur nga banesa duke rrjedhur gjak, pas shpërthimit.

Policia gjithashtu nuk mund të konfirmojnë ende se a ishte vajza e Haradinajt, objekt i shpërthimi, por thonë se bëhet fjalë për një shpërthim tejet të fuqishëm.

Banorët e pronës u evakuan brenda natës në një hotel. Gjatë orëve të mëngjesit ata morën gjërat më të rëndësishme nga banesat e shtëpitë e tyre të banimit.

Ende nuk ka informacione se si është gjendja shëndetësore e Ariana Haradinajt.

Mediat suedeze nuk e kanë bërë të njohur identitetin e viktimës, por babai Nasim Haradinaj e ka konfirmuar për mediat në Prishtinë rastin e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat