Deliu-Kodra për dënimin e deputetëve të VV-së: Gjykata mori vendim bazuar në argumentet e veta

Aktuale

Deliu-Kodra për dënimin e deputetëve të VV-së: Gjykata mori vendim bazuar në argumentet e veta

Më: 3 janar 2018 Në ora: 16:37
Blerta Deliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës njëherit edhe dëshmitare në gjykatë për rastin e hedhjes se gazit lotësjellës nga deputetët e opozitës, Blerta Deliu, nuk ka dashur të komentojë më gjerësisht vendimin e marrë sot nga gjykata për dënimin me kusht të katër deputetëve nga rradhët e VV-së.

Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli sot u dënuan me gjithësej 5,7 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Blerta Deliu ka thënë se të gjithë ishin dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur dhe rinkonfirmimi i tyre si dëshmitarë nuk e di se pse ndodhi.

“Ajo çfarë ka ndodhur ka qenë publike dhe nuk e di pse ne jemi detyruar ta rinkofirmojmë një gjë të tillë, vendimi tashmë është marrë dhe kjo është çështje e gjykatave”, ka thënë ajo

Lidhur me kohëzgjatjen dhe dënimin e marrë për katër deputetët e Vetëvendosjes, Deliu shtoi:

“Ne si dëshmitarë kemi kryer obligimin tonë, dhe jemi përgjigjur ftesës të institucioneve gjyqësore për këtë rast, gjykata ka marrë vendim bazuar në argumentet e veta”.

Ndryshe, Blerta Deliu Kodra ishte dëshmitare në rastin e gjykimit të katër deputetëve te opozitës për hedhjen e gazit lotësjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat