Pas dënimit të deputetëve, Sherifi kërkon miratimin e Ligjit për Amnisti

Aktuale

Pas dënimit të deputetëve, Sherifi kërkon miratimin e Ligjit për Amnisti

Më: 3 janar 2018 Në ora: 17:08
Bilall Sherifi

Kryetari i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi, pas vendimit të gjykatës që dënoi deputetët e VV-së, ka thënë se duhet të miratuar Ligji për Amnisti.

Sherifi ka kërkuar nga të gjitha partitë si dhe shoqërinë civile që ta mbështesin këtë nismë.

Ky është reagimi i tij:

Duke i shpallur fajtor deputetët që hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Gjykata e bëri atë që është pritur prej saj. Aktgjykimi i sotëm është paralajmërim se edhe rastet tjera ku janë të akuzuar deputetët tjerë kështu do të përfundojnë!

Tani ne deputetët duhet ta bëjmë atë që pritet nga ne. Nismën e filluar muajin e kaluar për miratimin e Ligjit për Amnisti për deputetët të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend ta përfundojmë duke e miratuar atë sa më parë. Ftoj kolegët nga të gjitha partitë si dhe shoqërinë civile që ta mbështesin këtë nismë.

Vetëm kështu do t‘ju hiqej mundësia për të abuzuar me ligjin atyre që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë sa herë që u jepet rasti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat