Gashi – Ismailit: E padrejtë me ta mbrojtë Vetëvendosje babën bashkëpunëtor të Millosheviqit

Aktuale

Gashi – Ismailit: E padrejtë me ta mbrojtë Vetëvendosje babën bashkëpunëtor të Millosheviqit

Më: 5 janar 2018 Në ora: 20:48
Shkëlzen Gashi

Njëri prej ish-themeluesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Gashi i ka reaguar deputetit Fisnik Ismaili. Gashi arsyeton VV’në, e cila sipas Ismailit, nuk e ka mbrojtur kur babai i tij u quajt bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviqit.

Analisti Shkëlzen Gashi nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se babai i deputetit Fisnik Ismaili ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit. Kështu, ai e quan të pa arsyeshme ankesën e Ismailit, i cili nëpërmjet Facebook, u ankua se VV nuk e mbrojti përball kësaj akuze.

Shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

tha ‘nuk më mbrojti lëvizja kur ma sulmuen babën pa të drejtë’… e vërtetë, me t’sulmu për veprimet e prindërve është e padrejtë… ama, edhe me pritë që lëvizja me ta mbrojtë babën që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i millosheviqit, madje gjatë viteve 90, është po ashtu e padrejtë…

Deputeti Fisnik Ismaili nëpërmjet një shkrimi në Facebook tregoi se mund të jetë afër largimit nga kjo parti. Ai kishte numëruar. disa të këqija që, siç ka thënë ai, ia ka bërë Vetëvendosje. Ai është ankuar se edhe ka humbur financiarisht për shkak të Vetëvendosjes dhe se nuk është mbrojtur nga partia për akuzat kundër babait të tij, si bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat