Amerika ia refuzon vizën Haradinajt, ja çka thotë deputeti i LDK-së

Aktuale

Amerika ia refuzon vizën Haradinajt, ja çka thotë deputeti i LDK-së

Nga: N.H Më: 6 janar 2018 Në ora: 23:16
Deputetët e LDK-së

Është raportuar në medie se Amerika ia ka refuzuar vizën kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas disa burimeve, thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA, përcjellë “Bota sot”.

Image
Haxhi Avdyli

E, lidhur me këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qytetarit duhet hequr vizat, e atyre që mendojnë se oda e katundit të vet është qendra botës, duhet më i mbyllë në oda.

“Jo po të duket. Qytetarit duhet hequr vizat, e atyre që mendojnë se oda e katundit të vet është qendra botës duhet më i mbyllë në oda. Bile edhe një revole duhet me ia dhënë që të gjuajnë”, ka shkruar Avdyli. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat