Haradinaj lajmërohet në Facebook, thotë se “po pret” ta marr vizën

Aktuale

Haradinaj lajmërohet në Facebook, thotë se “po pret” ta marr vizën

Më: 7 janar 2018 Në ora: 01:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj thotë se është në pritje për marrjen e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pritet që bashkë me bashkëshorten të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington.

Haradinaj në një postim në facebook, ka deklaruar se do të pres për vizë, pa qartësuar nëse e njëjta i është refuzuar atij nga ana e Ambasadës së SHBA’së për të qenë prezent më 4 shkurt në Uashington.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kryeministri ka deklaruar se Kosova i është falënderuese Ameriëks dhe Natos për ndihmën e ofruar ndaj Kosoves.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin.
I besoj Kosovës! I besoj Amerikës!
Jam ende në procedurë për vizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat