Pasi Haradinajt iu refuzua viza nga Amerika, bashkëshortja dhe këshilltarja e tij sulmojnë mediat

Aktuale

Pasi Haradinajt iu refuzua viza nga Amerika, bashkëshortja dhe këshilltarja e tij sulmojnë mediat

Më: 7 janar 2018 Në ora: 08:16
Ramush e Anita Hardinaj

Mbrëmë u raportua se kryeministrit të vendit i është refuzuar viza nga Amerika, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Këtë në facebook e ka konfirmuar vet Haradinaj ku ka shkruar se ende është në pritje të një vendimi për vizë.

Por, me raportimet e mediave nuk është pajtuar bashkëshortja e shefit të qeverisë, Anita Haradinaj.

Ajo i ka sulmuar mediat duke i akuzuar se po bëhen si media serbe.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa , kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo  hajde gazetari hajde”, ka shkruar ajo në facebook.

Të njejtin status e ka shpërndarë në facebookun e saj edhe këshilltarja e kryeministrit, Meliza Haradinaj.

Ndryshe vlen të theksohet se bashkëshortja e kryeministrit ushtron funksionin e moderatores në Radio Televizionin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat