Krishtlindjet/ Provokon prifti malazez në Shkodër: Kosova është Serbi

Aktuale

Krishtlindjet/ Provokon prifti malazez në Shkodër: Kosova është Serbi

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:37
Radomir Niçkeviq

Në ditën e kremtimit të Krishtlindjeve Ortodokse, prifti malazez i Kishës së Vrakës në Shkodër, është shprehur pas mbajtjes së meshës së shenjtë, përpara besimtarëve të pakicës serbe dhe malazeze, se Kosova është Serbi.

Radomir Niçkeviq tha se e vlerëson ligjin e miratuar nga parlamenti shqiptar per minoritetet, por në lidhje me qëndrimin e Kishës Ortodokse në Malin e Zi, prifti u shpreh se Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë.

Kleriku tha më tej se në Serbia ka shumë kisha dhe vende të shenjta në Kosovë, ndërsa deklaroi se Kosova është Serbi teksa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat