Pacolli në EBA, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaci

Aktuale

Pacolli në EBA, flet për shtet-ndërtimin dhe ndërlikimet në diplomaci

Më: 7 janar 2018 Në ora: 16:45
Shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli

Shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli ka nisur vizitën dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë së cilës mbajti një fjalim në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën "The New Nexus - Diplomacy, Security and Digital Nation State", ngjarje kjo, që ka bashkuar shumë ministra e akademik nga shtete të ndryshme të botës.

Ministri i Jashtëm Pacolli, si njëri nga panelistët kryesorë të konferencës referoi mbi temën e procesit të shtet-ndërtimit dhe ndërlikimet në diplomaci.

Pas konferencës dhe interesimit të shprehur nga mediat, që mbulonin këtë aktivitet, ministri Pacolli, së bashku edhe me panelistët e tjerë mbajtën edhe një konferencë për media.

Ministri i Jashtëm Pacolli, vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe e vazhdon edhe nesër, ku do të pritet në takime nga përfaqësues të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Samiti i Interpolit, nismat për marrëveshjet bilaterale, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe hapja e Ambasadës së Kosovës në Abu Dabi janë disa nga temat kryesore, që pritet të diskutohen në kuadër të këtyre takimeve respektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat