Një status i redaktuar 4 herë - kryeministri ka probleme të shkruajë

Aktuale

Një status i redaktuar 4 herë - kryeministri ka probleme të shkruajë

Më: 7 janar 2018 Në ora: 17:01
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj reagoi dje pas mesnatës ndaj raportimeve të mediave se “kryeministrit të Kosovës i është refuzuar viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara”. Kryeministri Haradinaj, reagimin ndaj këtij lajmi e realizoi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Por, Haradinajt iu desh kohë që të artikulonte e rregullonte gjuhësisht shkrimin e tij. Plot katër herë e redaktoi atë shkrim.

Fillimisht, kryeministri kosovar shkroi gabimisht gjuhësisht, teksa në shkrimin e tij vërehet se nuk përdori asnjëherë shkronjën “ë”, edhe pse kjo shkronjë duhej të ishte pjesë e pothuajse të gjitha fjalëve.

“Te dashure qytetare te Kosoves, me 24 Mars ‘98 kemi pasur momente jete a vdekje keshtu ka vazhduar deri me 24 Mars ‘99 kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihme, kurre s’e harroj. Momente te veshtira pritjeje deri me 24 Mars ‘99 e pres edhe per vize deri kur te ma japin. I besoj Kosoves, I besoj Amerikes! Jam ende ne procedure per vize”, shkroi fillimisht Haradinaj, në statusin e tij të publikuar në orën 00:19, mëngjesin e së dielës.

Kishin kaluar pak minuta, e shkrimin me shumë gabime gjuhësore Haradinaj e redaktoi për herën e parë. Rregulloi disa gabime gjuhësore dhe tentoi t’i ndërtonte më mirë fjalitë.

Në vend të “dashure” – e redaktoi fjalën në “dashur”; në vend të “pritjeje” – e redaktoi fjalën e shkruar, në “pritje”.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, më 24 mars ‘98 kemi pasur momente jetë a vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 Mars ‘99, kur Amerika dhe NATO na dolen në ndihë. Kurr nuk do taharroj. Momente të vështira pritje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin”, shkruhej në redaktimin e dytë të shkrimit të kryeministrit.

Haradinajt iu desh edhe një tjetër redaktim i tretë, për ta rregulluar një fjalë tjetër. Në redaktimin e “sipërm” kishte shkruar “ndihë” – në vend të “ndihmë”. Tek i treti redaktim, e rregulloi.

Por pavarësisht tentimeve për t’i dhënë fund një shkrimi të përbërë nga pesë rreshta, Haradinaj nuk ia doli mban me tri redaktime të shkrimit të vet. Sfida e redaktimit të këtij shkrimi, kryeministrit i mori një orë kohë.

Rreth një orë pasi kishte publikuar statusin e tij në Facebook, kryeministri ndërhyu sërish në shkrimin e vet. Hyri për t’i dhënë renditje të duhur fjalive që kishte shkruar. Ky ishte redaktimi i katërt i shkrimit të vet pesë rreshtash.

Sfida e kryeministrit kosovar për ta rregulluar gjuhësisht shkrimin e vet, përfundoi me versionin përfundimtar, i cili ka goxha dallim nga versioni fillestar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat