Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pas refuzimit të vizës që Ambasad Amerikane ia ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Zogaj ka thënë se eksperimenti i Haradinajt, Presidentit Hashim Thaçi e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, me përpjekjet për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale është erdoganizëm.
Ai ka thënë se për këta tre, që Zogaj i quan “kaubojë”, dyer e vetme të hapura janë të President i Turqisë Erdogan.
"Dyert e vetme te hapura per kaubojet Veseli, Thaci dhe Haradinaj, jane vetem ato te Ergodanit. I gjithe eksperimenti i tyre ne keta dy muaj per gjykaten speciale, nuk eshte tjeter pos erdoganizem per nga forma dhe permbajtja", ka shkruar Zogaj.