Dema thotë se bursat do të jenë siç kanë qenë

Aktuale

Dema thotë se bursat do të jenë siç kanë qenë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 08:44
Marjan Dema

Marjan Dema rektor i Universitetit “Hasan Prishtina, ka thënë se buxheti është problem dhe për këtë është shfaqur problemi i bursave.

“Këshilli Drejtues i UP-së ka marrë vendim që bursa të jetë 500 euro. Kjo bursë ka qenë 600 euro. Do të shqyrtohet edhe njëherë dhe kam parë disponim që të kthehet vendimi dhe bursa të jetë 600 euro”, ka thënë Dema.

Mirëpo rektori Dema është shprehur se bursat janë keqpërdorur nga ana e studentëve.

Në fund të vitit të kaluar Këshilli Drejtues i UP-së, ka marr vendim që bursa nga 600 euro të ulet në 500. Kjo ka acaruar studentët të cilët janë shprehur se do të mbajnë edhe protesta nëse nuk ndërrohet ky vendim.

Para dhjetë vitesh, bursa për studentë ka qenë 900 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat