Flasin nga burgu i Dubravës: Ja si vdiq 21 vjeçari

Aktuale

Flasin nga burgu i Dubravës: Ja si vdiq 21 vjeçari

H.Orana Nga H.Orana Më 8 janar 2018 Në ora: 09:11
Burgu i Dubravës

Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se 21 vjeçari, Hamza Abazaj, ka ndërrruar jetë në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Të kontaktuar nga “Bota sot”, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm Sokol Zogaj, e ka konfirmuar për “Bota sot” këtë vdekje, duke thënë se i riu ka qenë duke u kuruar në ambulancën e burgut.

“Një i paraburgosur ka vdekë në qendrën spitalore rexhionale në Pejë. Përndryshe i paraburgosuri ka qenë duke u kuruar në ambulancën e burgut të Dubravës”, ka thënë Zogaj.

Hamza Abazaj akuzohej për vrasjen e Ibrahim Nezirajt dhe plagosjen e Bleart Nezirajt, përderisa babai i tij, Isufi , akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe pjesëmarrjes në rrahje./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat