Derisa Haradinaj po refuzohet, këto janë vizitat më të rëndësishme të kryeministrit Mustafa

Aktuale

Derisa Haradinaj po refuzohet, këto janë vizitat më të rëndësishme të kryeministrit Mustafa

Nga: H.Orana Më: 8 janar 2018 Në ora: 09:46
Kryeministri Isa Mustafa u prit në takim nga Presidenti Amerikan, Barack Obama, më 21 shtator 2016 në Shtëpinë e Bardhë

Derisa kryeminsitri aktual Ramush Haradinaj po refuzohet nga vendet mike të Kosovës për të realizuar vizita e për të marrë pjesë në festa e rituale të tyre, ish kryeministri Isa Mustafa ishte i mirëpritur nëpër shumë vende të botës.

Ditë më parë u bë e ditur se kryeministri Haradinaj kishte kërkuar vizë për të udhëtuar drejtë SHBA-së, për të marrë pjesë në ritualin e Lutjeve të Mëngjesit, por që iu pamundësua duke iu refuzuar viza.

Haradinaj ka më tepër se tre muaj që është në krye të qeverisë, ndërsa deri më tani nuk ka realizuar asnjë vizitë shtetërore në ndonjë shtet të Evropës apo edhe më larg, përveq Shqipërisë. Atë e mirëpriti kryeministri shqiptar, Edi Rama, mirëpo jo edhe homolgët e tjerë evropianë ose gjetiu.

Si i tillë, Haradinaj po bëhet i padëshirueshëm nga miqtë ndërkombëtarë. Një ndër veprimet e fundit të tij, kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, gati i prishi marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë të ndërtuara deri më tani.

Përkundër Haradinajt, kryeministri Isa Mustafa ishtë i pëlqyeri i përfaqësuesve evropianë për të qeverisur me vendin. Këtë e dëshmojnë më së miri vizitat e shumta të kryeministrit Isa Mustafa nëpër shumë vende të Evropës dhe më larg.

Kështu gjatë vitit 2015 ka qenë i vështirë, por edhe me shumë ngjarje politike të shënuara për Qeverinë e Kosovës. Gjatë këtij viti, kryeministri Mustafa ka zhvilluar disa vizita jashtë vendit, dhe ka pritur personalitete të larta në Kosovë. Kryeministri Mustafa është takuar me Zëvendës Presidentin amerikan Biden, Kancelaren Merkel, Sekretarin Kerry, drejtuesit kryesor të BE-së, Mbretin e Jordanisë, presidentë, kryeministra, e përfaqësues të tjerë të lartë politikë, të kompanive prodhuese, e të tjera.

Më poshtë mund t’i shihni në foto 13 takimet kryesore të nivelit të lartë dhe më karakteristike, të kryeministrit Isa Mustafa, gjatë vitit 2015.

Image
1. Kryeministri Mustafa, gjatë Konferencës së Munihut për Siguri, është takuar me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joseph Biden, më 7 shkurt
Image
2. Kryeministri Mustafa, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka vizituar selinë e NATO-s më 10 shkurt
Image
3. Kryeministri Mustafa, u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 9 mars
Image
4. Më 23 mars në Tiranë, u zhvillua mbledhja e dytë e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë
Image
5. Kryeministri Isa Mustafa u prit me nderimet më të larta nga Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, më 30 qershor në Berlin
Image
6. Kryeministri Mustafa, në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2015, më 27 gusht në Vjenë
Image
7. Me ftesë të Presidentit Obama, Kryeministri Mustafa mori pjesë në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it në Nju Jork, më 29 shtator
Image
8. Kryeministri Mustafa në Kongresin EPP në Madrid, 22 tetor
Image
9. Kryeministri Mustafa dhe Përfaqësuesja e BE-së, Mogherini, nënshkruan MSA-në. Strasburg, 27 tetor 2015
Image
10. Kryeministri Mustafa më 18 dhe 19 nëntor ka takuar në Bruksel drejtuesit kryesorë të BE-së, presidentin e KE-së, Juncker, presidentin e PE-së, Schulz, komisionerët Mogherini e Avramopoulos dhe disa eurodeputetë
Image
11. Pas takimeve me kryeministrat e Bavarisë dhe Baden-Ëürttembergut, kryeministri Mustafa më 25 dhe 26 nëntor ka vizituar selitë qendrore të Mercedesit, BMË-së dhe MAN-it
Image
12. Kryeministri Mustafa priti në Prishtinë sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, më 2 dhjetor.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat