Ja sa është numri i të sëmurëve nga produktet ushqimore

Aktuale

Ja sa është numri i të sëmurëve nga produktet ushqimore

Më: 8 janar 2018 Në ora: 09:50
Klinika infektive

Shëndeti i konsumatorëve mbetet i rrezikuar prej produkteve ushqimore të dyshimta, ngase vetëm për këtë vit që po lëmë pas janë trajtuar rreth 500 raste në Klinikën Infektive të shkaktuar prej produkteve ushqimore.

Drejtori i Klinikës Infektive në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Hamdi Ramdani ka thënë se nga këto raste, diku 206 qytetarë kanë qenë të sëmurë me intisikasione, kurse, 279 të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite.

Megjithatë, sipas tij, fatmirësisht nuk ka pasur as një të vdekur nga ushqimet.

Ramadani: Nga janari deri më sot janë trajtuar diku 485 raste

“Në total, nga janari deri më sot numri është diku 485 raste dhe Klinika Infektive referohet nga të gjitha qendrat spitalore në nivel të Kosovës, edhe nga shtëpitë e shëndetit. Nga këto raste, diku 206 raste intisikasione, kurse 279 me të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite. Kurse, nuk është hyrë edhe numri i helmimeve me shkaktar virusal. Kështu që alarmante në asnjë mënyrë nuk ka pasur nevoje të bëhet. Sëmundshmëria është në rënie krahasuar me vitet e mëparshme”, theksoi Ramadani.

Drejtori i Klinikes Infektive ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë blerjes dhe përdorimit të produkteve ushqimore.

Ramadani: Kujdes çfarë konsumoni

“Një mesazh është që çdo ushqim që përdorin të ruhen në vendet e veçanta, duhet të shikohet afati dhe duhet ushqimet të përdoren mirë të ziera ose në temperaturat e larta. Sepse në këtë mënyrë shkatërrohet mikro-organizmat dhe ushqimi i dyshimtë duhet të gjuhet dhe të lajmërohen instancat fito sanitare në mënyrë që të ndalet kjo situatë”, ka porositur doktor Ramdani.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë se qytetarët konsumator në vazhdimësi mbeten të rrezikuar nga konsumi i produkteve ushqimore, ngase fatkeqësisht ka pasur raste edhe me fatalitet vite më parë.

Kaçaniku: Ushqimet ndikojnë edhe në vdekjen e njerëzve

“Rastet specifike të cilat kanë ndikuar në shëndetin ndaj qytetarit konsumator, kemi pasur fatkeqësisht edhe raste që shëndeti ka qenë dukshëm i rënduar mos të them i rrezikuar, por pata dy vitesh kemi pasur një rast edhe kur ushqimi jo i sigurt ka ndikuar edhe në provokimin e sëmundjes që e ka pasur qytetari konsumator dhe ai për fat të keq ka ndërruar jetë. Dhe nëse këtë çështje e lidhim me momentin aktual kur ne kemi fushata të shumta në kuadër të festive të fundvitit, shohim se ofertat e mishrave janë të tilla se nuk shihen nga ngrirja, dhe del se ushqimet në veçanti mishrat e ngrirë, pemët e perimet e ngrira lënë shumë për të diskutuar”, ka thënë Kaçaniku.

Ai ka shtuar tutje se përkundër që nuk ka siguri dhe mbrojtje, e drejta e qytetarit konsumator është në raport shumë të drejt krahasuar me nivelin e zbatushëmrisë së ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ndryshe, drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë thënë se brenda vitit 2017, kanë asgjësuar rreth 500 mijë tonelata produkte ushqimore që përbëjnë produktet e mishit, qumështit, pijeve dhe të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat