Pacolli: Shfuqizimi i Speciales izolon Kosovën si Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës

Aktuale

Pacolli: Shfuqizimi i Speciales izolon Kosovën si Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës

Nga: N.H Më: 8 janar 2018 Në ora: 12:25
Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli

Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk i sjellë aspak të mira Kosovës.

Sipas Pacollit, me shfuqizimin e kësaj gjykate për Kosovën vjen një izolim i tipit të Shqipërisë së vitit 45-të të kohës së Enver Hoxhës.

“Shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk i sjellë aspak të mira Kosovës. Një izolim i tipi të Shqipërisë së vitit '45 të Enver Hoxhës është ajo që e pret vendin tonë, nëse i bëjmë aleatët tanë më të mëdhenj ndërkombëtarë të na kthejnë shpinën”, thuhet ndër tjerash në postimin e Pacollit.

Ja postimi i plotë:

Gjykata Speciale në vitin 2014 nuk është dashur të themelohet fare, e për këtë kanë bërë gabim deputetët.

Por meqë është miratuar atëherë janë mbyllur dyert për një kthim të mundshëm pa pasoja.
Shfuqizimi i kësaj Gjykate në një mënyrë tinëzare, vetëm na rikthen 18 vite pas, dhe na bën të humbim miqtë tanë amerikanë e evropianë.

Ne nuk e kemi luksin të kthehemi prapa dhe të prishim marrëdhëniet me të gjithë ata që kur kishim nevojë na ndihmuan, në veçanti SHBA-të.

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk i sjellë aspak të mira Kosovës. Një izolim i tipi të Shqipërisë së vitit '45 të Enver Hoxhës është ajo që e pret vendin tonë, nëse i bëjmë aleatët tanë më të mëdhenj ndërkombëtarë të na kthejnë shpinën.

E efektet e natës së 22 dhjetorit duket se kanë nisur të shfaqen. RrP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat