Driton Tali ironizon keq me shkrimin e Veselit: Krejt e dimë që Kadrushi nuk e ka shkru!

Aktuale

Driton Tali ironizon keq me shkrimin e Veselit: Krejt e dimë që Kadrushi nuk e ka shkru!

Nga: A.Zh Më: 8 janar 2018 Në ora: 12:25
Driton Tali, Kadri Veseli, Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Tali, ka kritikuar kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e PDK-së dhe Kadri Veseli, për kolumnën e tij, përmes së cilës, ka treguar është është pro Gjykatës Speciale.

Tali , në një postim në Facebook, ka thënë se Veseli nuk e ka shkruar vet këtë shkrim, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se udhëheqësit e OVL të UÇK-së, janë emëruar e shkarkuar sa herë ka dashur Veseli, derisa ky i fundit është përkujdesur edhe që anëtarë të PDK-së, t’i bëjë “shofer apo zyrtarë të lartë për fotokopje”.

Ky është reagimi i plotë i Driton Talit:

Kryesorja Kadrushi bashke me analistat eshte pro Gjykates Speciale!

Kjo eshte me rendesi. Se kush ja ka shkru Kadrushit ate shkrim ajo nuk eshte me rendesi sepse krejt e dijme qe Kadrushi nuk e ka shkru!

Edhe cka llomotitin udheheqesit e OVL te UCK'es as ajo nuk eshte me rendesi per faktin se ata kurre te rendesishem s'kane qene!

Kur ka dashte Kadrushi i ka emru e shkarku sipas cejfit te vet.

Edhe keta PeDeKucat e FB cka llomotitin nuk eshte me rendesi. Dikon prej tyre ndoshta Kadrushi bon me rahmet e fut ne pune diku si shofer apo zyrtar te larte per fotokopje.

Kaq e pati edhe kjo puna e Gjykates Speciale. Serbet e kane ate thenjen "svaka cuda tri dana"./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat