Ish-anëtari i SHIK-ut e quan Veselin, “Miush i Kashtës”

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut e quan Veselin, “Miush i Kashtës”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:26
Kadri Veseli

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërruar mendjen për Gjykatën Speciale, ku para disa javësh ishte që kjo Gjykatë të shfuqizohet, e tani, në një kolumne të gjatë, thotë se qëndrimi i tij për Specialen, është ai qëndrim që kishte para dy viteve.

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e quajtur Veselin "Miushi i kashtës", pasi sipas Miftarit, në momentin që Veseli e pa që nuk mund ta shfuqizojnë Specialen, ai ndërroi mendjen dhe qëndrimin për të.

“Miushi i kashtës Kadrush turri i Miut zgjat vetëm deri te kashta,tani kur së ju dhezi specialja koka e mir pastaj ke e keqe nester mir(e)keq !?”, ka shkruar Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat