Pacolli fjalim në Abu Dhabi, takohet edhe me Ministrin e shtetit për Tolerencë

Aktuale

Pacolli fjalim në Abu Dhabi, takohet edhe me Ministrin e shtetit për Tolerencë

Nga: Bota sot Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:50
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke qëndruar në Emiratet arabe, me ç’rast gjatë ditës ka mbajtur një takim me Ministrin e shtetit për Tolerancë, Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka treguar se me  Ministrin e shtetit për Tolerancë kanë biseduar për shumë çështje, për paqen dhe tolerancën ndërnjerëzore.

Zëvendëskryeministri ka treguar gjithashtu se ka mbajtur një fjalim në Abu Dhabi, lidhur me sfidat e ndërtimit të shtetit dhe ndërlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuader të konferencës "The New Nexus - Diplomacy, Security and Digital Nation State".

Postimi i plotë:

Dje pata kënaqesinë të mbajë një fjalim për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe nderlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuader të konferencës "The New Nexus - Diplomacy, Security and Digital Nation State" që u mbajt dje në Abu Dhabi.

Po ashtu gjatë ditës pata edhe një takim shumë miqësor me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, Ministër i Shtetit për Tolerancë, me të cilin biseduam për shumë qështje dhe për paqën dhe tolerancën ndernjerëzore./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat