Muharrem Nitaj: Ramush Haradinaj e ka kryer në Hagë, tash sakrifikohuni ju në Gjykatën Speciale

Aktuale

Muharrem Nitaj: Ramush Haradinaj e ka kryer në Hagë, tash sakrifikohuni ju në Gjykatën Speciale

Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:02
Muharrem Nitaj dhe Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, teksa ka folur për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale, ka thënë se tashmë është radha që dikush tjetër të sakrifikohet për Kosovën, njejtë siç kishte bërë Ramush Haradinaj, kur kishte vendosur të linte postin e kryeminstrit dhe të shkonte në Tribunalin e Hagës.

Shkrimi i plotë:

Sfida për Shtetin dhe Gjykata Speciale!

Edhe Tribunali i Hagës mund të ketë qenë padrejtë ndaj shqiptarëve, por Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit i ishte dorëzuara atij, duke e thënë atë fjalinë e famshme “sot më duhet ta bëjë edhe një sakrificë për vendin tim dhe kam vendosur të japë dorëheqje dhe nesër nisem për Hagë”!

Pa asnjë dyshim Gjykata Speciale, është e padrejtë, sepse është rasti i parë i krijimit të një gjykate një etnike! Por ndoshta, edhe këtë herë, disa të tjerë duhet ta bëjnë edhe një sakrificë për vendin e tyre!

Drejtësia jo gjithmonë është e drejtë!

MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat