Pas refuzimit të vizës së Haradinajt, Abdixhiku: Izolimi i Kosovës ka nisur, duhet dorëheqje

Aktuale

Pas refuzimit të vizës së Haradinajt, Abdixhiku: Izolimi i Kosovës ka nisur, duhet dorëheqje

Nga: Bota sot Më: 8 janar 2018 Në ora: 18:10
Lumir Abdixhiku

Ramush Haradinaj ka anuluar vizitën në Iowa të SHBA-së, pasi nuk ka mundur ta marrë vizën.

 “Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i gardës së Iowa-s.

Ndërsa, sipas deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me refuzimin e vizës Republika është në rënie të lirë.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se izolimi i Kosovës ka nisur tashmë dhe dorëheqja e kësaj qeverie është domosdoshmëri tani.

Postimi i plotë:

Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë - Republika në rënie të lirë.

Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë. Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë.

Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësja qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat