Vllasi: Kjo është porosi e qartë për Ramushin, nuk duan ta shohin në Amerikë - Bota Sot
Vllasi: Kjo është porosi e qartë për Ramushin, nuk duan ta shohin në Amerikë

Aktuale

E martë, 18 shtator 2018

Vllasi: Kjo është porosi e qartë për Ramushin, nuk duan ta shohin në Amerikë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:05
Azem Vllasi

Sipas Azem Vllasit, nuk do shumë mend të kuptohet se kur Amerika nuk i lëshon vizë një kryeministri për të kryer vizitën, superfuqia botërore nuk dëshiron ta shohë atë brenda territorit të saj. Vllasi thotë se SHBA, në mënyrë simbolike kanë bërë me dije se Haradinaj ia ka prishur qejfin Ëashington’it me qëndrimet e tij pro zhbërjes së Speciales dhe kundër Demarkacionit.

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, thotë se SHBA, duke ia refuzuar vizën Haradinajt i ka dërguar porosi të qartë shefit të ekzekutivit të Kosovës.

Dy çështjet të cilat për të cilat Haradinaj guxoi ta kundërshtojë Amerikën ishin përfshirja në shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe refuzimii e ratifikimit të Demarkacionit. Këto, Vllasi thotë të jenë arsyet që SHBA po e refuzon Haradinajn, madje edhe me anë të vizës.

“Kjo është reflektim i qëndrimit të SHBA’së lidhur me dy çështjet kryesore që janë tema. E para, lojërat rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale që shihet se kryeministri është i involvuar dhe çështja që nuk po lëvizë ma tutje, demarkacioni me Malin  e Zi”, ka thënë Vllasi për Express.

Në të dyja këto çështje që ka qenë sugjerim i Amerikës, Vllasi thotë se në asnjë mënyrë Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur për qëllim dëmtimin e Kosovës.

 “Kur dikush del kundërshtar i SHBA’së për këto çështje, më së paku çka bëjnë me dije SHBA, së paku në mënyrë simbolike, nuk ta lëshojnë vizën nuk duan të të shohin në Amerikë”, është shprehur Vllasi.

E ai mendon se këto dëme të shkaktuara nga klasa politike së fundmi nuk do të mund të riparohen lehtë.

“Disa dëme që bëhen ndonjëherë në politikë, nuk mënjanohen plotësisht dhe me partnerët e huaj nuk luhet kështu, herë me i kundërshtu e herë me u pajtu”, ka thënë njohësi i çështjeve politike.

“Nëse e kundërshton Amerikën aty ku e fusin shpinën, nuk mundësh sot me i hidhëru e nesër me i ledhatu”, ka përfunduar ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test