Zyra e kryeministrit mohon se Haradinajt i është refuzuar viza

Aktuale

Zyra e kryeministrit mohon se Haradinajt i është refuzuar viza

Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:27
Ramush Haradinaj

Zyrtari i lartë i gardës në Iwoa konfirmoi për Evropën e Lirë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pasur problem me viza për të realizuar vizitën në Amerikë.

Por, refuzimi i vizës po mohohet nga këshilltarë të kryeministrit Haradinaj, dhe nga zyra e këtij të fundit.

Së pari ishte këshilltari, Erolld Belegu i cili bëri thirrje që të pritet për pajisjen me vizë, pasi Lutjet e Mnëgjesit janë më 4 shkurt.

“Lutjet e mëngjesit janë më duket më 4 shkurt,pritni pak mos u ngutni!”, ka shkruar Belegu në facebook.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera se pse ka pasur problem për vizën e kryeministrit.

Se janë ende në pritje ka thënë edhe zëdhënësi i qeverisë, Arbër Vllahiu.

Ky i fundit ka deklaruar se janë ende në pritje të procedurave.

Kurse zyrtarë tjerë të lartë të afërt me kryeministrin, kanë thënë se faji ka qenë tek vonesa në aplikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat