Pas refuzimit të vizës, “shpërthen” Berisha: I vogël është Ramushi me izolu Kosovën

Aktuale

Pas refuzimit të vizës, “shpërthen” Berisha: I vogël është Ramushi me izolu Kosovën

Nga: B.S Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:43
Kimete Berisha dhe Ramush Haradinaj

Kimete Berisha, publicistja nga Kosova, përmes një postimi në facebook, ka komentuar refuzimin e  vizës nga SHBA për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

“Se, krejt durohen, ama arroganca e Ramushit nuk e ka asnjë derë, ia kapërcen për dy katramë edhe injorancës. Nuk po izolohet Kosova, përkundrazi, nuk është 'aq i madh' Ramushi që me arritë me izolu Kosovën. Karizma e tij është aq e vogël sa mjafton m'u kollitë Kadri Veseli veç një herë për me ia shkund morrin që ju ka rritë”, ka shkruar ajo, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i saj i plotë:

I vogël është Ramushi me izolu Kosovën.

Njëra Amerikë e ftoi;
Amerika tjetër ia refuzoi vizën.

S'të kënaq kjo. 
Nuk mjafton.

Kur të merret vesh Amerika me vetveten, që as mos me ftu, as mos me ia lëshu vizën këtij arroganti, tek atëherë mundemi m'u gëzu.

Se, krejt durohen, ama arroganca e Ramushit nuk e ka asnjë derë, ia kapërcen për dy katramë edhe injorancës.

Nuk po izolohet Kosova, përkundrazi, nuk është 'aq i madh' Ramushi që me arritë me izolu Kosovën. Karizma e tij është aq e vogël sa mjafton m'u kollitë Kadri Veseli veç një herë për me ia shkund morrin që ju ka rritë.

Ne mundemi m'u gëzu (nuk është herët me ia fillu gjymyshit) që amerikanët ia refuzuan vizën Ramushit. Nejse, nuk ja 'refuzuan' vizën, por nuk ia dhanë.

Dorëheqje japin njerëzit e pavarur, jo ata që varen nga Kadri Veseli dhe Lista Serbe.

Në raste si ky, qeveria 'rrëzohet', dalim protestojmë e bëjmë namin nëse jeni mërzitë, se nuk pritet prej Ramushit me dhënë 'dorëheqje'! 
Pse a ka mbet najkush prej neve që ende s'e ka pa që ky ka kapitullu, a!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat