Deputetja që e mbështet Kurtin: Njerëzit vijnë e shkojnë, ato që mbeten janë idealet e VV-së

Aktuale

Deputetja që e mbështet Kurtin: Njerëzit vijnë e shkojnë, ato që mbeten janë idealet e VV-së

Më: 8 janar 2018 Në ora: 22:25
Albin Kurti

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka folur edhe sot për gjendjen e krijuar në Vetëvendosje, por këtë herë ajo ka një qasje ndryshe ndaj ndarjes së mundshme të VV-së.

“Njerëzit shkojnë e vinë, ato që mbeten janë idealet e lirisë e të vetëvendosjes”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deputetja Nagavci është deklaruar qartë mbi pozicionin e saj, duke thënë se e mbështet kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes.

Postimi i plotë i saj:

Në këtë kohë të vështirë, kur dhjetëvjetori i pavarësisë e gjen vendin akoma në udhëkryq e me plotë sfida para vetës, para se të rrimë duke shiquar komentet e njëri tjetrit, duke u kujtuar se si ta dëmtojmë Lëvizjen e të humbim shpresat, kish qenë shumë më e rëndësishme të shofim se çfarë mund e duhet bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve që po vëshirësohet çdo ditë e më shumë, çfarë qëndrime e veprime do marrim në javët e ardhshme kur na presin vendime e procese jo të lehta.

Kemi obligim të ruajmë mendjen, ta përdorim për gjëra të rëndësishme, për qëllime të mira e progresive. Këtë presin nga ne ata që na besuan, e kemi obligim edhe ndaj vetes sonë, e edhe ndaj atyre të cilët nuk kemi arritur t’i bindim në zgjedhjet e kaluara, sepse ne kemi besuar që jemi alternative më e mirë, se jemi e vetmja alternativë.

Me shpresën se ne do të jemi qytetarë aktiv e do të kërkojmë përgjegjësi tek secili e secila që kanë marrë besimin tonë. Njerëzit shkojnë e vijnë, ato që mbeten janë idealet e lirisë e të vetëvendosjes, gjithnjë do të jenë në shumicën e mendjeve e zemrave, andaj uroj e shpresoj të jemi bashkë në këtë rrugëtim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat