Berisha reagon ndaj Veselit: Nuk tërhiqesh me fjalë, por tërheqi nënshkrimet nëse guxon prej Nasimit

Aktuale

Berisha reagon ndaj Veselit: Nuk tërhiqesh me fjalë, por tërheqi nënshkrimet nëse guxon prej Nasimit

Nga: Bota sot Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:11
Kadri Veseli dhe Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas editorialit të Kadri Veselit për Gjyaktën Speciale.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se me fjalë nuk mund të tërhiqesh por me vepra, përcjell Bota sot.

Berisha i ka kërkuar Veselit që të tërheq nënshkrimet e deputetëve për shfuqizimin e Speciales.

Postimi i plotë:

Dyfytyrësia e zbuluar në letrën e Kadri Veselit.

Nuk mund të têrheqesh me fjalë, jo ti, por askush s'mundet. Me veprime konkrete je kundër Gjykatës Speciale, kurse me fjalë je pro Gjykatës.

Kujt po ia shet këto mesele! Shqiptarëve apo amerikanëve!

Ty zotërore, të numërohet se i ke ra pishman për shfuqizimin e Gjykatës dhe tani je pro Gjykatës Speciale, vetëm nëse i obligon deputetët e t'u t'i tërheqin hiç më larg se nesër nënshkrimet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Lëri sofizmat e mos ju mbaj vajs amerikanëve për LDK-në, po çu tërheqi nënshkrimet n'guxofsh prej Nasimit që sonte t'i ka 'mbledh' betë, anipse letrën e ke shkruar me mend të tij, sidomos aty ku shpreh dyshimin se vrasjet e veprimtarëve të LDK-së 'janë politike. Sipas teje dhe Nasimit që të ka frymëzuar (e tash po të tall), ndoshta s'janë vrasje politike!!!

Kaq të frikësuar që jeni. 
Njeriu i pafajshëm nuk i frikësohet Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat